Saturday, November 23, 2024
spot_img

Monika Lubonja përballet për herë të parë me Bora Zemanin: Të mendosh sa vështirësi kalohen…

- Advertisement -..

Gjatë kësaj puntate të Për’Puthen Prime, aktorja Monika Lubonja është e ftuar si opinionistes së bashku me Arjon Muçën.

“Përballja” e saj e parë me moderatoren Bora Zemani pritej prej kohesh, duke pasur parasysh historinë e dashurisë mes Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt dhe mbështetjen e madhe që aktorja iu ka dhënë atyre.

Ashtu siç pritej Bora dhe Monika kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër në hyrje të programit, ku nuk kanë munguar as “kunjat” nga ana e aktores.

Moderatorja Bora Zemani e pyeti Monikën në lidhje me vështirësitë që konkurrentët kanë të zhvillojnë dashurinë e tyre në një reality-shoë. Bora theksoi faktin se ata “nuk dorëzohen dhe janë aty për njëri-tjetrin.”

“Të mendosh Monika sa vështirësi kalohen në këtë program, edhe prapë nuk dorëzohen, janë aty për njëri-tjetrin deri në fund. A është kjo një provë e madhe?”– tha moderatorja.

Nga ana tjetër aktorja tha se i kanë pëlqyer emocionet mes çifteve të Për’Puthen, por gjithashtu mbylli fjalën e saj duke thënë se “emocionet e bukura dhe të sinqerta” ajo i do.

Një frazë të tillë ajo e ka përdorur jo rrallë për lidhjen e Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt në BBV, ku i ka konsideruar ndjenjat e tyre të sinqerta.

“Kjo është prova më e madhe që ata kanë. Këto ditë që i kam parë që më kanë pëlqyer edhe emocionet. Sepse përveç dashurisë që është gjëja më e bukur që duhet të triumfojë, është kënaqësi kur i shikon këta të rinj që e përmbushin veten e tyre, ua japin këtë mundësinë. Emocionet e bukura dhe të sinqerta unë i dua”, u shprehu Monika.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X