Clizia Incorvaia, një aktore dhe influencuese italiane njihet më së shumti për pozat provokative. Sipërmarrësja përballet shpesh me fjalë fyesevetëm për faktin se nuk ka hequr dorë nga veshjet seksi dhe provokuese që kur u bë nënë e Leone dhe Vittoria.
Ndjekësit e kanë këshilluar shpesh që të mbulohet më shumë dhe të shmangë fotot nudo. Dhe së fundmi, teksa po shijon pushimet, duket se është përballur me të njëjtën situatë. Ajo ka ndarë disa foto ku shfaqet provokative ndërsa nuk ka kursye ironinë.
“Pov. Ti je një nënë dhe nuk mund të bësh foto të tilla”, ka shkruar ajo krahas fotove. Ajo përdor POV ( Point Of Vieë) që tregon një lloj përmbajtjeje virale në mediat sociale, në të cilat përdoren stereotipe të konsoliduara për të theksuar mendimet dhe sjelljet e të tjerëve.
Në këtë rast, stereotipi është ai i gruas që nuk duhet të bëjë disa gjëra vetëm për faktin se është një nënë: pikërisht atë që Clizia Incorvaia nuk ka ndërmend të bëjë.