Dashi
Kjo e shtunë do t’ju sjellë surpriza njëra pas tjetrës, por njëra prej tyre do t’ju gëzojë pa masë. Reflektoni përpara se t’i përgjigjeni personit që do t’jua bëjë.
Demi
Dita e sotme do të fillojë mjaft mirë për ju, por pasditja do të bëhet disi e ngadaltë dhe e mërzitshme. Mos u turpëroni, por pranoni një ftesë që do t’ju bëhet në mbrëmje.
Binjakët
Sot do të njiheni me diçka që në teori duhet ta përballoni vetëm pas pak ditësh; mos bëni shumë zhurmë, por mendoni për zgjidhjet e mundshme në mënyrë që t’ia dilni paq.
Gaforrja
E shtuna juaj do të jetë plot me gjëra që duhet t’i përfundoni sa më shpejt të jetë e mundur. Bëhet fjalë për çështje stimuluese për të ardhmen dhe vetëbesimin.
Luani
Përgatituni që të përballeni me versionin e keq të një situate që pak ditë më parë iu duk goxha e vlefshme. Mbrëmja do t’ju rezervojë momente shumë të bukura.
Virgjëresha
Sot do të ndieni mungesën e një personi që nuk e shihni prej disa kohësh; nuk do të jetë e lehtë të organizoni një takim, por bëhuni më krijues në mendime.
Peshorja
Sot do të njiheni me një person i cili do t’i bëjë shumë mirë shpirtit tuaj; mos u ndieni në siklet nëse dëshironi të kaloni kohë me të. Bëhet fjalë për diçka reciproke.
Akrepi
Sot duhet të jeni shumë të përqendruar për të çuar deri në fund një detyrë në mënyrë të shpejtë, por pa sakrifikuar cilësinë. Më pas mbrëmjen shfrytëzojeni më së miri me miqtë tuaj.
Shigjetari
Nëse dikush nuk po bëhet i/e gjallë nuk është për shkak të mosinteresimit tuaj. Mos u ndieni aspak në faj dhe të pasigurt, por as edhe krenar. Bëni durim.
Bricjapi
Në këtë të shtunë nuk do të stimuloheni nga asgjë: do të jetë një ditë mjaftueshëm e zbrazët. Por momenti më emocionues do të jetë një telefonatë e një miku.
Ujori
Nuk duhet t’ju kapë paniku kur të merreni sërish me një çështje të shkuar. Merrini gjërat si një sfidë, duke gjetur stimujt e dikurshëm. Në fund do të ndodhë diçka e bukur.
Peshqit
Sot do të keni mundësinë që të bëni diçka shumë të bukur për një person që e doni shumë. Gjatë pasdites nuk keni pse të sforcoheni duke takuar dikë që nuk e pëlqeni.