Aktorja e humorit Rudina Dembacaj është një nga personazhet më aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit mendime apo këshilla për tema të ndryshme. Ajo nuk i kursen as debatet apo kritikat për personat që i shkruajnë, të cilëve shpeshherë iu përgjigjet publikisht.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një bashkëbisedim virtual që aktorja zhvilloi me ndjekësit e saj.
Rudina publikoi një pyetje të një ndjekësi i cili shkruan: “Pse e more Markun vetëm për lekë?”
Nuk ka munguar një përgjigje as nga ana e aktores së humorit e cila shkruan: “Po pse kaq zili o non, pse?! S’të ka dashur si Marku mua? Po hape mendjen se ndoshta gjen dhe ti dashuri.”