Michael Bublé është bërë baba për herë të katërt.
Gruaja e këngëtarit 46-vjeçar, Luisana Lopilato, solli në jetë fëmijën e tyre– një vajzë – të premten. Ata e kanë quajtur vajzën Cielo Yoli Rose Bublé.
“Nga dashuria vjen jeta, drita dhe ajo… fëmija ynë Cielo Yoli Rose Bublé”, njoftoi çifti në Instagram me deklaratat e përbashkëta. “Më në fund erdhe në jetën tonë me 3,8 kg! Faleminderit Zot për këtë bekim, të duam!! Noah, Elias, Vida dhe mami dhe babi”
Së bashku me njoftimin, ata ndanë një foto të adhurueshme të Lopilatos dhe Bublé duke mbajtur këmbën e vogël të vajzës së tyre të porsalindur, emri i së cilës përkthehet në shqip ‘Qiell’.
Në shkurt, çifti përdori videoklipin e Bublé për “I’ll Not Love You” për të njoftuar lajmin e shtatzënisë. Modelja 35-vjeçare u shfaq me barkun e rrumbullakosur në skenën e një dyqani ushqimor teksa ecte me djalin Noah, Elias dhe Vida.