Shoqëria midis Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës është shuar, dhe këtë e konfirmon vetë aktorja.
Më parë në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, Monika Lubonja la të kuptohej se nuk ka komunikim me Arjolën.
Kjo e fundit ka reaguar në Instastorin e saj duke postuar një foto kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Krahas imazhit Demiri shkruan: “Hej Subhanallah o yll bote. Çuditem si nuk zura mend. Ma the po kujt ja the,”-shprehet aktorja duke iu drejtuar Ilir Shaqirit.
Ky i fundit e ka ripostuar storin e Arjolës ku si mbishkrim i ka vendosur shprehjen që disa ditë më parë thumboi Monikën.
“A ke pleh me shit,”-shkruan balerini.




