Nusja e re Nicola Peltz mahniti të pranishmit e veshur me një fustan nusërie të punuar nga “Valentino” teksa pozoi për fotografitë e saj të dasmës pasi u martua me Brooklyn Beckham – zbuluan fotografitë ekskluzive të DailyMail.
Nusja trashëgimtare, 27 vjeçe, ishte mishërimi i elegancës në fustanin e saj krejt të bardhë me mëngë të gjata, ndërsa mbante në duar një buqetë me lule të bardha, teksa kurorëzoi dashurinë e saj me djalin e madh të Beckhamit në ceremoni me tradita hebraike.
Velloja e saj dukej mahnitëse, dhe ishte punuar me zbukurime delikate duke e bërë nusen të duket edhe më bukur.
Ajo fluturoi në Romë dy herë për të punuar me stilistin e “Valentino”-s, Pierpaoio Piccioi në studion e tij për t’u siguruar që çdo detaj i veshjes të ishte perfekt.