Arjola Demiri, nënë e tre fëmijëve me të atin e të cilëve është divorcuar vite më parë. Vajzë në karriere, aktore dhe së fundmi ish-banore e “Big Brother VIP”.
Aktorja e ka quajtur gjithmonë veten “Alfa” dhe ky ka qenë edhe përshkrimi i videos së fundit që ka publikuar në profilin e saj në Instagram.
Por ndjekësit nuk e kanë pritur mirë dhe kanë qenë disa prej tyre të cilët e kanë pyetur se çfarë ka bërë ajo për të mbajtur këtë titull.
Këtë pakënaqësi të tyre ato e kanë pasqyruar edhe në seksionin e komenteve.
“Pashë Zotin, çfarë ke bërë ti që je alpha,”-shkruan një nga ndjekësit.
Nëse mendoni që Arjola e ka injoruar komentin e tij, gaboheni.
“As nuk ia ke idenë, mos bëj pyetje,”-është përgjigjur ish-banorja e BBV.

Nuk ka qenë vetëm një ndjekës që nuk i ka pëlqyer “nofka” e Arjolës. Një tjetër fans i saj ka komentuar poshtë postimit të aktores.
“Në qofsh edhe ti alpha, nuk e di domethënë,”-shkruan ndjekësi tjetër.
Këtij të fundit, Demiri nuk ia ka kursyer ironinë, duke e konsideruar të fundit në listën e ndjekësve të saj.
“Ti je numri i fundit i ndjeksësve të mi a të ndihmon ky fakt,”-shkruan Arjola.




