Vera duket se sapo ka filluar për Morena Tarakun.

Këngëtarja prej ditësh ndodhet me pushime, ndërkohë që nuk kanë munguar as fotografitë atraktive në rrjetet sociale.

Në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 1.6 milion fansa, Morena ka pozuar joshëse me një palë bikini të zeza në kuvertën e një jahti. Ajo duket tepër në formë dhe e relaksuar teksa mban edhe një gotë verë në dorë.

Këngëtarja nuk ka dashur ta zbulojë vendodhjen e pushimeve, ndërsa është e shoqëruar nga babai i saj. Këtë të fundit nuk nguron ta postojë shpesh në rrjetet e saj sociale.





