Monday, January 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Përse nuk publikon foto me Sarën? DJ PM zbulon arsyen e vërtetë

Blogerja Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi ose ndryshe i njohur si Dj PM janë një nga çiftet më të komentuara dhe më të pëlqyer në media. Lidhja e tyre nisi para syve të publikut brenda “Big Brother Vip”.

Pas mbarimit të formatit ata kanë vijuar romacën e tyre dhe duket se gjërat po shkojnë shumë mirë për ta.

Pas daljes ata janë munduar të jenë sa më të rezervuar në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe kjo gjë ka bërë që ndjekësit të jenë kureshtarë dhe të zbulojnë detaje rreth çiftit.

PM ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij ku pyetjet nga më të shumtat ishin në lidhje me Sarën dhe romancës mes tyre.

Një ndjekës e ka pyetur ish-banorin se përse nuk publikon foto me blogeren dhe t’i tregojë botës se e don shumë.

“Përse nuk nxjerr foto me Sarën për t’i treguar botës sa e do”- shkroi ndjekësi, ndërsa Pajtimi nuk ka nguruar të japë përgjigjen e ëmbël:

“E din ajo se unë e dua pa foto fare, kështu që nuk ka nevojë për të publikuar foto që t’i tregoj sa e dua sepse ajo e din sa e dua unë”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X