Monday, January 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Sërish probleme me drejtësinë/ Azetit i sekuestrohet shuma e madhe e parave në kufirin Kosovë-Shqipëri

Reperi i njohur shqiptar Azet, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa, flet në tekstet e këngëve të tij për jetën problematike, të vështirë, problemet me policinë, paratë dhe lëndët narkotike. Dhe ndryshe nga shumë të tjerë, ka të ngjarë që ai frymëohet nga jeta e tij e cila duket se nuk është shumë ndryshe nga ajo për të cilën Azet flet nëpër këngë.

‘Insajderi’ raporton së fundmi se reperit i janë sekuestruar 18 mijë e 250 euro në pikën kufitare në Vërmicë të hënën e 22 gushtit. Personat që ndodheshin në makinë me të kanë deklaruar se nuk kanë asgjë, por pas kontrolleve të realizuar janë gjetur parat e padeklaruar.

Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës. Makina me të cilën po udhëtonte artisti ishte me targa të Kosovës.

“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Disa vite më parë, Azet u arrestuar nga policia dhe vuajti dënimin me burg për ‘Tregti të lëndëve narkotike’.

E megjithatë suksesi nuk i ka munguar reperit i cili ka zhvilluar karrierën e tij në Gjermani. Sapo doli nga burgu në 2018 ai u shndërrua në një star në muzikë duke kryesuar top-listat muzikore. Fillimisht, Azet formoi grupin “Creë Ghetto Stars”, bashkë me shokun e tij Ali (Nash), të cilin e kishte shok që në shkollën fillore. Në vitin 2010, ata formuan grupin “KMN”. Pjesë e grupit u bënë dhe dy reperët e tjerë, Ghasan (Zuna) dhe Yassine (Miami Yacine). Në një kohë të shkurtër, ata u bënë shumë të njohur dhe të dashur për publikun.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X