Vanessa Bryant tregoi gjithë dashurinë e saj për Kobe Bryant në ditën kur do kishte qenë ditëlindja e tij e 44-të.
Vanessa përkujtoi ditën e tij të veçantë duke shpërndarë një foto duke përqafuar yllin e ndjerë të ‘Los Angeles Lakers’ pasi ekipi i tij fitoi Kampionatin NBA në 2009. “Gëzuar ditëlindjen, zemër!” shkroi ajo krah postimit në Instagram. “Të dua dhe më mungon shumë! #44.” Në pjesën e komenteve të postimit të Vanessa-s, Kobe mori urime për ditëlindje nga disa yje, duke përfshirë këngëtaren Monica, e cila shkroi, “Gëzuar ditëlindjen Kobe” dhe supermodelja Naomi Campbell, e cila komentoi disa emoji me zemër të kuqe dhe tortë. Ish-ylli i WNBA-së Lisa Leslie shkroi, “Gëzuar ditëlindjen Mbreti Kobe“, ndërsa Khloe Kardashian i dërgoi mbështetjen e saj Vanessa-s, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen. Të dua V!!!”

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Kobe, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerë humbën jetën në një përplasje me helikopter ndërsa po udhëtonin për në një turne basketbolli në Akademinë Sportive Mamba në Thousand Oaks, Kaliforni. Që atëherë, Vanessa ka bërë çmos për të mbajtur gjallë kujtimin e Kobe për tre vajzat e tjera të tyre – Natalia, 19 vjeç, Bianka, 5 vjeç dhe Capri, 3 vjeç. Muajin e kaluar, ajo i çoi vajzat për të vizituar qytetin në Itali ku Kobe u rrit, ndërsa babai i tij luante basketboll.



