Monday, January 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shijojnë muajin e dytë të mjaltit, destinacioni romantik që kanë zgjedhur

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck filluan muajin e tyre të dytë të mjaltit me një shëtitje me varkë.

Të porsamartuarit, të cilët i thanë “Po” për herë të dytë njëri-tjetrit në një dasëm treditore fundjavën që lamë pas u panë duke lundruar nëpër liqenin Como në brigjet e Tremezzo-s, Itali. Ata ishin vetëm për vetëm të ulur në pjesën e pasme të një varke.

Lopez, i qëndroi besnike ngjyrës së bardhë duke veshur nje fustan të gjatë dhe më mëngë. Këngëtarja e kompletoi look-un me një çantë të bardhë dhe aksesorë floriri.

Nga ana tjetër, Affleck, kishte veshur një këmishë blu me mëngë të gjata me pantallona në ngjyrë të hapur dhe atlete të bardha.

Gjatë shëtitjes me varkë, çifti ishin përhumbur në bisedë me njëri-tjetrin, teksa JLo rrinte e mbështjellë në krahët e bashkëshortit. Nuk munguan edhe puthjet midis çiftit të aktorëve.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X