Sarah Berisha është tashmë një ndër personazhet më të dashura për publikun shqiptar. Me pjesëmmarjen e saj në “BBVIP” arrit t’i rrëmbente zemrat njerëzve me ciltërsinë dhe pozitivetin që e karakterizon.
Blogerja është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë realizon ‘intervista’ virtuale me ndjekësit e saj, të cilët janë kuriozë të dinë gjëra nga më të ndryshmet për të.
Sot ajo njihet si ‘influencer’ në Instagram dhe fiton të ardhura nga kjo gjë por disa kohë më parë Sarah ka punar diçka komplet ndryshe. Një ndjekës e ka pyetur Berishën se cila ka qenë puna e saj e parë dhe ajo nuk ka nguruar aspak të japë përgjigjen e saj:
“Kam punuar për herë të parë në një exchange për tre muaj vere. Prisja klientët që paguanin ujin, dritat, internetin”- u shpreh ajo.