Monday, January 26, 2026
spot_img

Latest Posts

U përfol se ishte shtatzënë, reagon për herë të parë Rina Balaj

Këngëtarja e njohur Rina Balaj bëri lëmsh rrjetin me deklaratën e saj se mund të ishte shtatzënë.

Artistja postoi në Instagram disa video duke luajtur me macen e saj e cila vendoste këmbët te barku i Rinës. Mirëpo, sipas një bestytnie kur kjo ndodh do të thotë se je shtatzënë. Rina ka ndarë me ndjekësit e saj mesazhet me një fanse e cila i shkruan:

“Në themi se kur një mace e bënë këtë me këmbët e saj në bark do të thotë se je shtatzënë”. Reagimin Rina e ripostoi duke i pyetur ndjekësit se si mendojnë duke shkruar “Ndihmë”. Dhe ky postim bëri që i gjithë rrjeti të flasë për të.

Së fundmi, Rina ka reaguar sërish dhe përveç faktit që i ka hedhur poshtë shanset se mund të jet në pritje të ëmbël, nuk ka lënë pa ‘ironizuar’ dhe lajmet që aluduan se ishte shtatzënë.

“Rina shtatzënë për herë të parë”, akoma nuk ka ndryshuar ky titull që katër vjet”– shkroi këngëtarja në një postim në InstaStory.

Po bëhen thuajse katër vite që nga koha kur Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku. Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X