Tayna nuk ia ka përtuar një kundërpërgjigje Feros i cili e ofendoi publikisht gjatë një video live në Tik-Tok.
Reperi nga Kosova, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, pasi fitoi “lirinë” është shfaqur shumë aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi ai realizoi një live në TikTok së bashku me personazhin e rrjeteve sociale, Kozakun. Gjatë bisedës ky i fundit shprehet se Tayna është dobësuar sipas atij, ndërsa Fero ia pret që ajo çdo ditë shton një operacion të ri.
“Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, a ka ndonjë operacion të ri,”-dëgjohet të thotë reperi duke qeshur.
Në mënyrë indirekt Tayna i është përgjigjur duke ripostuar në Instastory një thënie në anglisht ku thuhet: “Më kritiko kur të jesh në nivelin tim. Deri atëherë, mundesh thjesht të më admirosh”. Mesa duket ajo ka dashur t’i përgjigjet atij përmes këtij thumbimi duke e cilësuar si ‘fans’ të sajin.




