Fundjavën e kaluar, Gerard Pique dhe e dashura e tij e re Clara Chia u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë një festivali muzikor në Katalonjë. Pamjen tregonin çiftin duke u puthur dhe kjo gjë mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak Shakirës, e cila e konsideroi si një shkelje të marrëveshjes që kishin rëndë dakort.
Vetëm pak ditë më vonë, në rrjetet sociale u postua një video e partneres së qendërmbrojtësit katalanas, ku shihet duke lëvizur në ritmin e këngës së Shakirës ‘Te felicito’.
Kjo është një këngë që konsiderohet si një mesazh për lojtarin e Barcelonës për shkak të tekstit të saj. Ndërkohë, ka të tjerë që besojnë se videoja e Chias është një provokim për këngëtaren kolumbiane, e cila është në betejë ligjore me Piquen për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Reagimet ishin të shumta në sektorin e komenteve dhe dukej qartë se shumica e përdoruesve nuk e kishin vënë re imazhin aq sa kënga.



