Monday, January 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Gati për një lidhje tjetër? Beatrix i thotë të gjitha…

Beatrix Ramosaj ka kthyer sërish vëmendjen nga jeta e saj personale. Këngëtarja ka publikuar një video në Instastory ku shkruan: “Kur ai të shkruan te Instagram Story që publikove strategjikisht” dhe në video ajo shihet duke kërcyer dhe gëzuar.

Për ta thënë më thjesht, Beatrix me “Instagram Story që publikove strategjikisht” nënkupton një postim të bërë mr qëllim për të marrë vëmendjen e dikujt. Dhe si duket ia ka arritur qëllimit dhe tanimë është shumë e lumtur.

Por, kush është personi që ajo do t’i rrëmbejë vëmendjen? Atë nuk e dimë pasi artistja ka thënë se është beqare dhe e fokusuar te puna, por ku i dihet ndoshta gjërat kanë ndryshuar.

Pas përfundmit të “Big Brother Vip”, kur përfundoi edhe lidhja e saj me Donaldin, Beatrix ka preferuar të qëndrojë larg intervistave dhe të mos flasë konkretisht në lidhje me atë histori (përveç statuseve thumbuese në rrjetet sociale). Në një intervistë të fundit për ‘Prive’ e pyetur nëse është në rregull me veten për gjërat që ka bërë në BBV ajo tha: “Me veten kam qenë ok në çdo hap që kam bërë. Kur e kthej kokën pas jam shumë krenare për veten, për gjërat që kam treguar edhe për Trixën shumë krenare. E vetmja gjë që më ka ardhur keq dhe e kam vujatur është që e ka përjetuar familja sepse i kam rënduar psikologjiksiht. Nuk ka qenë e lehtë”

Gjithashtu Beatrix zbuloi edhe nëse është zhgënjyer nga eksperienca e saj në format. “Nuk e shoh si zhgënjim e shoh si mësim. Unë kam mësuar shumë gjëra. Është një eksperincë që më ka bërë shumë mirë, më ka bërë të mësoj për njerëzit, për jetën, të vlerësoj veten më shumë se gjithçka”- tha ajo.

Pyetjes ‘me spec’, “Më mirë me ty e të mendojë për tjetrën apo të jetë me tjetrën e të mendojë për ty?”, këngëtarja iu përgjigj duke thënë: “Të jetë me mua e të mendojë për tjetrën s’bën, të jetë me tjetrën të bëjë çfarë të dojë.

Teksa Donaldi është rikthyer me Bora Zemanin, Beatrix ka zbuluar se është beqare dhe e fokusuar te vetja.  “Do filloj do ruhem. S’do i komentoj më as mamit se mos na lidhni bashkë. Jam single dhe e fokusuar te vetja ime.”- shkroi Beatrix në TWitter pak kohë më parë.

Gjatë daljes së saj të vetme në ‘Netët e klipit shqiptar’ Beatrix nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth Donaldit. “A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet kur u pyet për ribashkimin e bujshëm. Kjo deklaratë e këngëtars pasoi atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X