Edhe pse ka kohë që janë ndarë, Loredana dhe Mozzik komentohen ende për raportin e tyre. Dyshja, të cilët janë prindër të një vajze, kanë pasur një marrëdhënie të trazuar me ndarje dhe ribashkime. Për një ribashkim të mundshëm u hamendësua së fundmi, dhe shkak u bë një video e Loredanës.
Reperja ka publikuar një video në TikTok dhe fansat mendojnë se ia ka dedikuar Mozzik-ut. Në videon e publikuar, o a treguar se si do të reagonte nëse do t’i shkruante ish-partneri. Oh, dreqin…Ja ku ia nisëm përsëri”, thuhej në audio dhe menjëherë fansat vazhduan me komentet duke e lidhur me Mozzik-un.
Pas kësaj ka ardhur reagimi i reperes e cila ka shkruar: “Është thjesht një trend, njerëz!”, shkroi ajo para se të mbyllte komentet.



