Roli i Kylie Jenner si nënë i ka dhënë asaj të gjithë vetëbesimin që i nevojitet. Ylli i Kardashians-e cila ka dy fëmijë vajzën 4-vjeçare Stormi dhe djalin 6-muajsh me Travis Scott- zbuloi së fundmi sekretin e vetëbesimit të saj. Kur ndihet më me vetëbesim Kylie?
“Ndoshta kur jam me fëmijët e mi”, tha ajo E!NEWS në eventin ‘Ulta Beauty x Kylie Cosmetics’ për prezantimin e ‘Kylie Cosmetics Plumping Gloss’ më 24 gusht. “Sa herë që fëmijët e mi janë pranë, ndihem e sigurt. Sa herë që Stormi është pranë, ndihem gjithmonë e sigurt.”

Kylie zbuloi gjithashtu se nëna e saj do jetë gjithmonë do të jetë një person tek i cili mbështetet më shumë për këshillat më të mira. Sa për atë që mund të ketë qenë këshilla më e mirë që Kris i ka dhënë deri më tani? Epo, është e vështirë të thuhet pasi ajo gjithmonë shpërndan këshilla të çmuara.

Duke treguar se nëna e saj jep aq shumë këshilla për jetën vazhdimisht, Kylie shtoi: “Nuk mund ta përcaktoj as një gjë. E pyes për gjithçka.” Dhe nëse po pyesni veten kur nëna e dy fëmijëve ndihet më e bukura, siç ndau Kylie, është ose kur ajo është plotësisht pa makeup ose plotësisht me makeup, duke shtuar se thjesht nuk ka një gjë të ndërmjetme.
“Ndihem shumë e bukur kur dal nga dushi, dhe ndihem mirë, e freskët dhe e pastër”, tha ajo gjatë eventit në Los Angeles duke shtuar: “Dhe pastaj gjithashtu ndihem më e bukur kur Ariel [grimieri i saj] bën grimin tim dhe ngjarje të tilla.”



