Monday, January 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Një vëlla apo motër për Poem Blu? Ja përgjigja epike e Ledri

Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha tashmë janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu.

Një pyetje që po e ‘përndjek’ çiftin kudo është se kur kanë ndërmend t’i bëjnë një motër ose një vëlla vogëlushes së tyre. Ledri ka shprehur hapur dëshirën për të pasur një fëmijë të dytë pasi ka treguar dhe më parë se vetë është vëlla i vetëm.

“Unë jam një fëmijë i vetëm, nuk kam vëlla ose motër aq sa është e mirë aq nuk është e mirë, kur ju shoh juve të dyve nuk do doja me e lënë pa një motër ose vëlla, do kisha pas qejf me një motër ose vëlla”, është shprehur reperi disa kohë më parë.

Së fundmi reperi ishte i ftuar në emisionin “Era Verë” ku nuk ka munguar as pyetja nëse po planifikojnë për një tjetër fëmijë. Ndonëse në intervistat e tjera këngëtari nuk ka dhënë një përgjigje të qartë, duket se tashmë fëmija mund të vijë shumë shpejt.

“Kur të jetë e shkruar, me qejf që sonte”- u shpreh Ledri.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X