Monday, January 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Ndjekësi e kërkoi për nuse, vajza e Alketa Vejsiut bën reagimin ‘epik’

Nikol Nelo, vajza e moderatores Alketa Vejsiu, u shfaq para pak kohësh në “Instagram” me profilin e saj personal. Ajo bëri bujë të madhe me daljen e saj të parë në rrjetet sociale, duke pasur parasysh se moderatorja ka preferuar gjithmonë ta mbajë familjen e saj larg syve të publikut.

Por vajza e saj u shëndërrua menjëherë në një yll Instagrami, duke numëruar rreth 20 mijë ndjekës. Së fundmi Nikol ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku ka marrë goxha komente pozitive dhe i janë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet.

Duhet të themi se vajza e Alketës është në të vërtetë simpatike dhe nuk është çudi që ajo të jetë e shumëkërkuar nga djemtë, madje njëri prej tyre e ka kërkuar për nuse Nikolin.

“Merre mamin në cel dhe thuaj të kërkon njëri për nuse”– i tha një ndjekës.

“Paskan filluar aplikimet dhe në Instagram pse nuk thoni ju”-ishte reagimi i saj.

Duke marrë parasysh statusin e lartë që ka, vajza e moderatores është shprehur se i pëlqen të jetë e thjeshtë dhe mendon se vlerat ti jep zemra dhe mendja e jo gjërat materialistike.

“Unë e konsideroj veten si një vajzë normale dhe të thjeshtë. Për mendimin tim vlerat dhe statusin t’i jep zemra dhe mendja, jo gjërat materialistike dhe të tregosh gjëra”- u shpreh Nikol.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X