Bora Zemani-Donald Veshaj-Beatrix Ramosaj janë bërë sërish protagonistë të mediave sociale. E gjitha nisi pasi moderatorja ka ruajtur një video të Donaldit dhe Beatrix në TikTok. Për shkak të ndryshimeve të fundit të aplikacionit, personi që ka publikuar videon mund ta shohë se kush e ruan atë.
Faqja e fansave “Wickedgame” ka postuar një video të Donaldit dhe Beatrixës kur ata po shijonin lidhjen gjatë qëndrimit në Big Brother teksa shihen duke u përqafuar. Sipas postimit të po të njëjtës faqe, këtë video Bora e ka vendosur në “favorite”, nga profili i saj zyrtar.
Ende pa u konfirmuar lajmi, ka ardhur një reagim i menjëhershëm i Beatrix e cila ka bërë një postim në Tik-Tok-ut, që duket si një thumb për Borën. Këngëtarja ka realizuar një video teksa përdorë një frazë virale në këtë rrjete sociale teksa shkruan se edhe këtë ajo mund ta ruaj tek postimet e preferuara.
“Unë këtë e bëra kastile, mund ta vendosësh edhe këtë te të preferuara zemër. I kam 99 probleme, por ti nuk je një prej tyre”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit.
Mirëpo, duket se ndjekësit e saj nuk kanë qenë aspak dakord me këtë veprim të Beatrix. Në sektorin e komente ata kanë shprehur pakënaqësitë ndaj veprimit të këngëtares. Të shumtë janë ata që i kujtojnë ‘feminizmin’ duke shkruar: ““Dua te jem nje shembull per te gjithe vajzat” hahahahhahahahahahhahahahahaha shembullin që po tregon”.
Të tjerë shkruajnë se ajo po sillet në mënyrë të papërshtatshme dhe më pas flet për bullizmin: “Fillo qaj pak bëje te prekurin e bullizuara HAHAHA”/ “Kjo është ajo që bullizohet??????”
Të tjerë shkruajnë se dikur ajo mbështeti dashurinë e tyre dhe më pas u lidh me Donaldin: “Dmth tani more forcën dhe ironizon një vajzë që në fillim shkallove komshinjtë dhe pastaj u lidhe me ishin e saj. Bravo për arritjet”.
Beatrix nuk i ka kthyer përgjigje asnjërit prej tyre.







