Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Latest Posts

Tayna dhe mikesha e saj ndihmojnë të rinjtë dhe fëmijët e fshatit SOS

Përveç performancave të zjarrta që këngëtarja dhuron në skenë për publikun, artistja së fundmi ka bërë dhe një gjest tepër human.

Artistja së bashku me mikëshën e saj supërmarrëse, kanë dhuruar një shumë të konsiderueshme për të rinjtë dhe fëmijët e fshatit SOS, si dhe kanë kaluar disa çaste të bukura me ta.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e fshatit SOS, ku i kanë falënderuar vajzat për gjestin mjaft bujar dhe kanë publikuar disa imazhe të artistes duke qëndruar më fëmijët dhe të rinjtë e fshatit.

“Në SOS Fshat sot pritëm dy miq të rijnë shumë të veçantë, artisten tashmë të njohur jo vetëm në Kosovë, @tayna dhe Drejtoreshën Ekzekutive të kompanisë prestigjioze @frutti_ks , @rinamalsori .

Tayna dhe Rina kaluan disa momente jashtëzakonisht të mira me fëmijët dhe të rinjtë në SOS Fshat. Tayna u habit se sa të talentuar janë fëmijët dhe të rinjtë e SOS Fshatit dhe pjesa më e mirë e takimit ishte këndimi së bashku me fëmijët. Rina po ashtu ju bashkua misionit të SOS Fshatit duke dhuruar një shumë të konsiderueshme për fëmijët në SOS Fshat. ❤️ Kjo vizitë ishte vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ngushtë me dy mikeshat e reja të SOS Fshatit.”– shkruhej krahas postimeve

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X