Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Latest Posts

Pas tre vitesh, gazetari i njohur largohet nga Ora News

Gazetari Ronaldo Sharka është larguar pas tre vitesh nga Ora News. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në rrjete sociale.

“Publiku im i dashur që më keni mbështetur në çdo hap timin. Doja t’ju njoftoja që pas 3 vitesh bashkëpunim, nuk jam më pjesë e RTV Ora News! Do ta kujtoj si një nga eksperiencat e mia më të bukura televizive, dhe Orën do ta mbaj mend si një nga institucionet mediatike që e kam shijuar më shumë. Po largohem krenar nga ky televizion, pasi në 3 vite bashkëpunim, nuk kam qenë kurrë në vend të dytë”, ka shkruar ai.

Ronaldo ka shtuar se këtë periudhë do të merret me veten. “Momentalisht kam vendosur të merrem me veten time. Faleminderit të gjithëve, ju dua”, ka përfunduar gazetari.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X