Friday, November 22, 2024
spot_img

Këngë për Donaldin? Beatrix Ramosaj dhe Albërie Hadërgjonaj bëjnë veprimin e papritur!

- Advertisement -..

Një këngë për historinë e Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshaj “fle” në sirtarin e Albërie Hadërgjonajt.

Një muaj më parë tezja e këngëtares tregoi se kishte shkruar një këngë për historinë e saj të dashurisë me Donaldin, brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Mirëpo kjo këngë nuk doli kurrë pasi Beatrix ia kishte ndaluar rreptësisht këtë gjë Alberijes.

Së fundmi burime për “Prive” kanë bërë me dije se se teze e mbesë po punojnë në një bashkëpunim. Ndonëse akoma nuk dihet asgjë tjetër rreth këtij projekti. Na mbetet të shikojmë nëse ky bashkëpunim do të jetë një tjetër dedikim për Donald Veshajn.

Kujtojmë se “Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donald Veshaj, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale. Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj.

Beatrix nuk kishte bërë asnjë reagim në lidhje me këngët e saj, por disa kohë më parë ajo vendosi të flasë. Në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin (një mikeshë e mirë e Donaldit), ku foli në lidhje me këngët e saj. Gjatë sqarimit të saj, u lexuan edhe disa komente nga ndjekësit, të cilëve këngëtarja nuk ngurroi t’iu përgjigjet, duke sqaruar se nuk ka bërë asnjë dedikim për Donaldin.

Vlen të theksohet se në fakt Beatrix i ka dedikuar një këngë Donaldi, gjë që e ka pranuar vetë ajo. Bëhet fjalë për projektin që ka publikuar këngëtarja Beatrix Ramosaj, i cili mban titullin “Faj”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X