Një ngjarje e rëndë e raportuar ditën e hënë ka tronditur Kosovën por jo vetëm. Një 11-vjeçare në Prishtinë është dhunuar seksualisht nga 5 persona për disa orë me radhë. Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta nga bota e politikës, shoqëria civile por edhe personazhe publike.
Në raportin paraprak të Policisë, është bërë e ditur se viktima është dërguar në strehimore dhe organet shtetërore po merren me trajtimin e saj. Ditën e nesërme është paralajmëruar edhe një protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Arbana Osmani, Dafina Zeqiri, Tayna, Fifi, Tuna, Yll Limani, Gold AG, Dj Geek, Arta Nitaj, Argjira Spanca, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj, – janë disa nga emrat e njohur që kanë reaguar në lidhje me rastin e dhunimit të së miturës, ndërsa edhe kanë bërë thirrje për protestë.
Ja reagimet e tyre:












