Donald Veshaj-Bora Zemani-Beatrix Ramosaj, Romeo Veshaj-Jonida Maliqi janë bërë të pestë bashkë mbrëmjen e djeshme në ‘Sunny Hill Festival’. Festivali i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj u mbajt për tre netë në Tiranë dhe mbrëmja e djeshme ishte e fundit. Krah shumë VIP-ave të pranishëm kanë qenë edhe personazhet e mësipërme të përfshirë përkatësisht në histori dashurie.
Jonida ka qenë bashkë me miqtë e saj duke shijuar tre netët e festivalit. Ajo ka ndarë video e foto në rrjetet sociale duke shijuar performancat.

Po ashtu, edhe ish-i dashuri i saj Romeo ka qenë në festival, ku edhe ka performuar në skenë mbrëmjen e 28 gushtit. Madje Jonida ka shkrepur një foto me Donaldin dhe miqtë e tjerë duke treguar se ata kanë ende raporte të mira.


Romanca e Jonidës dhe Romeos ka qenë një nga më të përfolurat e showbizit shqiptar. Ata nisën lidhjen e tyre në 2018 dhe i dhanë fund dy vite më vonë pas disa ulje-ngritjesh. Jonida ka deklaruar se historia që pati me Veshajn ishte një histori e bukur dashurie, por me kalimin e kohës çdo gjë u zbeh dhe nuk ka asnjë arsye konkrete pse ndarja ka ndodhur.
Bashkë me Romeon e Elgit Dodën, edhe Donaldi u ngjit në skenë ku madje këndoi edhe këngën e re që pritet ta lançojë në 1 shtator për ditëlindjen e tij dhe u duk si dedikim për Borën. Çifti zyrtarizoi rikthimin me një foto të shpërndarë nga Semi Jaupaj në Instagram ku shkruhej: “Përgjithmonë shokë”.

Sakaq, në ‘Sunny Hill’ ka qenë edhe Beatrix e cila po ashtu ndau disa foto në rrjetet sociale.

Shumë më i përfolur ka qenë trekëndëshi Donald-Bora-Beatrix. Bora dhe Donaldi kishin 6 muaj që ishin ndarë kur aktori iu bashkua ‘Big Brother VIP’ në tetor të vitit që lamë pas. Një hyrje e moderatorës në shtëpinë e famshme solli një takim romantik dhe puthje mes tyre që u mor si rikthim i çiftit. Por, nuk kaloi shumë dhe Donaldi nisi në reality-show një lidhje tjetër me Beatrix Ramosajn nga e cila u nda menjëherë pas daljes nga formati. Disa javë më vonë aktori dhe Bora u rikthyen bashkë duke u fotografuar jashtë Shqipërisë bashkë. Megjithatë, asnjëri nga tre protagonistët nuk ka sqaruar se çfarë kë ndodhur konkretisht.



