Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Latest Posts

Fjoralba Ponari reagon për videon e Dea Mishel: Totalisht e pavend

Një video e nisur për humor i ka kushtuar shumë Dea Mishel.  Në postimin e saj ajo ka bërë një batutë për fëmijët jetimë duke thënë: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.” Gjatë realizimit të videos, ajo e thotë edhe vetë që nuk duhet ta bëjë këtë shaka, madje e përsërit disa herë dhe normalisht prek një tematikë të ndjeshme, por nga ana tjetër, ka vendosur ta postojë videon.

Mes reagimeve të shumta nga përdorues të rrjeteve sociale, ka ardhur edhe një reagim i Fjoralba Ponarit e cila ka postuar një video në Instagram ku është pyetur rreth deklaratës së blogeres. Ajo shkruan se shakaja e saj ishte e pavend, por gjithashtu edhe reagimi i njerëzve ishte ekstrem.

“Mu duk e pavend totalisht dhe e shkëputur nga realiteti që jetojmë këtu në Shqipëri. Ndoshta për një vend tjetër më të zhvilluar, nga një klasë e caktuar njerëzish mund të kuptohet si ‘humor i zi’. Aq sa mu duk i pavend edhe reagimi ekstrem i njerëzve me ofendime, kërcënime. Të gjithë këta njerëz që u indinjuan nëse nuk dinë ku të kontribuojnë, nëse nuk dinë se cilave instanca tu drejtohen, e marrë unë përsipër që gjithë këta njerëz në transparencë totale, hap pas hapi, t’ju kem shoqërues virtual deri në dërgimin e këtyre ndihmave. Mblidhuni!”– thotë ajo në video ne instastory.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X