Dafina Zeqiri publikoi sot në TikTok një video ku shfaqej e përlotur dhe e prekur nga ngjarja e fundit në Prishtinë ku një 11-vjeçare u dhunua seksualisht nga disa burra. Ajo shprehej e frustruar me komentuesit që u japin të drejtë abuzuesve duke i justifikuar me mënyrën si vishen apo kërcejnë vajzat. Ndërkohë krah videos ka shkruar: “Unë po vuaj të them edhe fjalët që dua të them, sa e nervozuar, e trishtuar jam! Ndaloni këto dreq “Shiko si po visheni? Po nxirrni këngë seksi? Po dridhni b*thët në clube” Nuk ke të drejtë të marrësh çfarë nuk është e jotja dhe pikë.”
Më vonë përmes një statusi në Twitter Dafina ka zbuluar se ka qenë e ngacmuar seksualisht. “Jam ngacmuar seksualisht! I di të drejtat e mia! Nëna ime na ka rritur ne si nënë/baba/ vëlla/ motër dhe na ka mësuar për të drejtat tona. Do t’i luftoj përgjithmonë abuzuesit! Jam përgjithmonë me ju!”, ka shkruar Dafina pasi një fanse e falenderoi për mbështetjen.




