Vera është periudha e artë e artistëve shqiptarë me koncerte të shumta.
Irma Libohova është një ndër ikonat e muzikës shqiptare e cila sapo e ka deklaruar të mbyllur këtë sezon intensiv për të. Ajo ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj disa momente nga atmosfera e dasmave të fundit ku ka kënduar.
Të shumtë kanë qenë ndjekësit të cilët e kanë përgëzuar artisten për punën e saj, por vëmendjen e ka marrë një koment, që nuk i ka shpëtuar as Irma Libohovës.
‘Gjynah, gjithë kjo divë të përfundojë në dasma,’-shkruan komentuesja.
Këngëtarja zgjodhi t’i përgjigjet ndjekësit duke mos iu përgjigjur.
‘Do i lë këta njerëz që shohin këtë post të të përgjigjen ty,’-ka replikuar Irma.




