Ish-e dashura ruse e Don Xhonit Ariana Lirey, edhe pse provokon ende me këngët e tij, duket se ka nisur një lidhje të re dhe madje ka hedhur pas krahëve historinë e saj me reperin.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto me partnerin e ri ku shihen shumë të afër gati për të shkëmbyer një puthje në buzë. Postimi i saj shkaktoi bujë të madhe në rrjet, ku sigurisht u rikujtua edhe lidhja e saj me reperin Don Xhoni.
Së fundmi ajo ka vendosur të reagojë përsëri në lidhje me reperin, duke theksuar se për të është histori e përfudnuar.
“Për mua kjo është histori e përfunduar. Ju lutem mos e lidhni më emrin me Xhonatanin. Faleminderit e dashur”, shkruan ajo në Instastory.




