Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Latest Posts

Kërkoi hapjen e shtëpive publike pas rastit të 11-vjeçares, Zhaklin Lekatari reagon ashpër ndaj ish-konkurrentes së Për’puthen

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj, reagoi në një video në rrjetin social TikTok, e cila nuk u prit mirë nga blogerja e seksit Zhaklin Lekatari. Shqipja shprehet gjatë videos se sipas saj duhet të happen shtëpitë publike për “këto meshkujt të pafytyrë.”

“Zakonisht nuk e kam në natyrë që të tërheq fjalët e mia, por dikur kam thënë që nuk do doja që të hapeshin shtëpitë publike për arsye që njerëzit të martoheshin, të ndërtonin familjet e tyre. Por sot me këto rastet ku një vajzë përdhunohet, dhunohet, që është edhe e mitur për më tepër, jam shumë pro që të hapen shtëpitë publike për kto meshkuj të pafytyrë, për këta që thjesht janë meshkuj. Nuk kanë as edukatë as norma as asgjë.” shprehet mes të tjerash, ish-konkurrentja e Për’puthen.

Pasi videoja u bë virale në rrjetet sociale, blogerja Zhaklin Lekatari ka bërë një reagim të ashpër në profilin e saj në Instagram duke ripublikuar videon e Shqipe Hysenajt.

“Ka ardhur koha të mbyllësh gojën”– shkruan ajo duke shtuar: “E të mos normalizosh dhunën për punonjëset seksuale. Ka ardhur koha të kuptosh që mungesa e kulturës nuk zëvendësohet nga rritja e marrëdhënieve seksuale. Qepe gojën!!!”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X