
Pasi u shfaqën vazhdimisht së bashku në sytë e publikut dhe pasi mikesha e tyre Semi ‘konfirmoi’ ribashkimin me një foto, Bora dhe Donaldi s’kanë ç’të fshehin më.
Bora e hoqi Donaldin nga lista e ndjekësve gjatë kohës që ai nisi marrëdhënien me Beatrix brenda “BBV”. Jo vetëm Donaldin, ajo hoqi nga lista e ndjekësve edhe dy vëllezërit e tij.
Megjithatë, gjërat mes tyre u rregulluan pas daljes së Donaldit nga reality-show dhe romanca ka vazhduar aty ku ishte lënë në mes.



