Teksa pritet të startojë së shpejti, spektakli i njohur i kërcimit “Dancing with the Stars”, po zbulon detaje të reja përfshirë edhe emrat e konkurrentëve.
Së fundmi është konfirmuar që konkurrnetja e radhës në spektaklin e kërcimit do të jetë partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të ‘Dancing With the Stars’ në Instagram.
“Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj, Sara Hoxha, influencer, nis rrugëtimin në #DWTS”- shkruhet krahas fotos së blogeres.
Kujtojmë se deri më tani konkurrenti i konfirmuar zyrtarisht është anëtari i grupit “Asgjë sikur Dielli”, Alban Nimani.
“Për të treguar se sa do të shkëlqejë ylli i tij në kërcim, i bashkohet kastit të #DWTS, solisti i grupit “Asgjë sikur dielli”. Mirë se vjen Alban!”- thuhet në faqen zyrtare në Instagram.



