Pak pas ndarjes nga modelja Camila Morrone dhe rikonfirmiit të “mallkimit të tij”, u raportua e Leo DiCaprio kishte nisur një histori të re me Gigi Hadid. Megjithatë e vërteta duket pak më ndryshe, pasi burime për “Life & Style” kanë konfirmuar se ata janë “frekuentuar” disa herë pas ndarjes, duke qenë se “përshtaten” shumë me njëri-tjetrin. por vetëm kaq.
“Leo dhe Gigi kanë qenë bashkë disa herë këtë verë”– thotë burimi, ndërsa shton- “Ata kanë shumë vite që e njohin njëri-tjetrin dhe kanë një tërheqje të madhe ndaj njëri-tjetrit. Ajo është fiks tipi i tij, e bukur, seksi dhe me një sjellje që atij i pëlqen.”
Megjithatë ata nuk janë në një lidhje dhe nuk do të kenë diçka zyrtare, të paktën tani së shpejti.
“Është diçka jo konstante. Por ata kanë kanë shumë miq të përbashkët dhe shihen shpesh”- shton më tej personi afër tyre.
Ndërkohë një tjetër burim thotë se në fakt ata thjesht janë duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit si miq të ngushtë.
DiCaprio dhe Morrone i kanë dhënë fund historisë 5-vjeçare përgjatë kësaj vere dhe sipas disa mediave arsyeja e ndarjes ishte pasi nuk ishin të vendosur nëse lidhja do të ishte diçka që do të zgjaste apo thjesht do ta lejonin të mbaronte. Përgjatë viteve ata kanë pasur disa ndarje dhe asnjëherë diçka dramatike, ndërsa këtë herë vendosën thjesht që ta mbyllnin historinë, megjithatë nuk janë ndarë keq.
Pas ndarjes, Leo duket se ka vendosur që të dalë sa më shumë të mundet, me raportimet që thonë se ai ka qenë jashtë gati çdo natë në Malibu, duke festuar me miqtë e tij dhe me disa njohje të reja. Gjatë një prej daljeve të fundit, ai u pa në shoqërinë e modeles, Maria Beregova, megjithatë nuk ka asgjë serioze mes tyre.
Ndërkohë nga ana tjetër, Gigi është e njohur për historinë e saj të dashurisë me Zayn Malik. Super modelja 27-vjeçare nisi të dilte me këngëtarin në vitin 2015, por edhe pse herë pas here kanë pasur probleme, qëndruan bashkë deri në 2021, duke pasur edhe një vajzë bashkë, Khai-n. Tani ajo është single, dhe mesa duket afër Leo-s sa herë njëri prej tyre ka nevojë. Shumë afër…



