Lajmi i ribashkimit të aktorit Bradley Cooper dhe modeles Irina Shayk janë bërë kryefjala e mediave të huaja!
Po përflitet se ata mund të ribashkohen dhe zgjerojnë familjen e tyre.
Aktori i “A Star is Born”, 47 vjeç dhe ish e dashura e tij modele, 36 vjeç, u ndanë në vitin 2019, por kanë vazhduar të kenë një raport miqësor prej vajzës së tyre Lea De Seine, 5. Pak ditë pas lajmeve se ata po shijonin pushimet së bashku për hir të vajzës, një burim i raportoi Page Six se dyshja kishte në plan zgjerimin e familjes së tyre.
“Ishte një arratisje e vërtetë familjare dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë”, tha burimi për gazetën. “Ajo do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla.
Burimi vazhdoi, duke thënë për Page Six se mungesa e lidhjeve të reja e ka lejuar ish-çiftin ta mendojnë më seriozisht këtë ide. “Ata të dy [Bradley dhe Irina] nuk janë marrë seriozisht me askënd tjetër dhe të dy janë me idenë për të pasur një fëmijë tjetër bashkë”, është raportuar për ta.
Lajmi vjen si një surprizë, duke pasur parasysh se një burim i sigurt i raportoi “HollywoodLife” në dhjetor se flakët e dikurshme nuk do të ribashkoheshin. “Bradley dhe Irina nuk do të kthehen sërish bashkë”, thanë ata. “Ata mblidhen shpesh për vajzën e tyre, por ai kapitull ka mbaruar dhe të dy kanë vazhduar në lidhjet e tyre romantike. Nëse ata janë bashkë, është si miq dhe prindër të ngushtë.” Ata vunë në dukje se “do të ketë gjithmonë dashuri” midis Bradley dhe Irina, por “nuk është asgjë më shumë se platonike”.



