Ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare Tanya Pardazi.
Ylli i TikTok iku nga jeta tragjikisht pas një hedhje me parashutë.
Kompania që kishte mundësuar aktivitetin, tha se influencerja e kishe hapur parashutën shumë vonë gjatë hedhjes, ndërkohë që kjo ishte hera e parë që ajo provonte diçka të tillë vetëm, pas një kursi që ishte duke ndjekur.
“Studentja e hapi parashutën në një lartësi shumë të vogël, pa pasur kohën e dhe lartësinë e nevojshme që të mund të aktivizonte dhe parashutën shtesë. Skuadra jonë është duke punuar me Policinë për të hetuar ngjarjen. Vajza ishte një e ardhur e re në komunitetin tonë dhe do na mungojë shumë.”
Pardazi ishte bërë shumë e njohur në TikTok, ku kishte më shumë se 100 mijë ndjekës dhe mbi 2 milionë pëlqime, ndërsa më parë kishte marrë pjesë në konkursin e bukurisë Miss Canada, duke shkuar deri në gjysëm finale në vitin 2017.

Në profilin e saj në aplikacionin e video-ve, ndjekësit kanë nisur të shprehin mesazhet e ngushëllimit, teksa shprehen të dëshpëruar nga lajmi tragjik i ndarjes së saj nga jeta.



