Ori Nebijaj dhe Isli Islami ishin të ftuarit special të punatës së parë të fillimit të sezonit të ri televiziv në ‘Wake UP’.
Dyshja të cilët sezonin e kaluar i pamë duke moderuar emisionin e mëngjesit, sot ishin të ftuarit special ku nuk i kurysen batutat dhe shakatë.
Mes të tjerash Ori dhe Isli folën më shumë rreth projektetve të ardhshme televizive brenda familjes së Top Channel.
Ori, zbuloi se do të jetë nën moderimin e sezonit të ri të Për’puthen, ku u shpreh se:
“E vërteta është që edhe në ditën tonë të fundit, nuk u kuptua asgjë. Ne vendosëm që të largohemi në momentin e duhur. Jam e lumtur sepse do na mbetet një kujtim shumë i bukur. Unë u kujdesa që të punoja me “Pushime On Top”, që unë e dua shumë. Sezoni i ri ka të reja dhe në media është komentuar “Për’puthen”, me ikje dhe ardhje të reja. Shumë mundësisht do jem dhe unë pjesë e këtyre të reja. Unë them që po…”.
Isli, nga ana tjetër u shpreh se së shpejti do të shfaqet si konkurrent në spektaklin e shumëpritur të kërcimit ‘Dancing With The Stars’ .
“Menduan të më japin një sallë më të madhe për shkak të gjatësisë… Kam filluar të mësoj fjalorin e baletit sepse unë do jem në “Dancing With The Stars” si konkurrent,”- u shpreh moderatori.



