Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Latest Posts

Edhe pak na ndajnë nga “Dancing With The Stars”, Kledi Kadiu rrëfen emocionet e para

Kledi Kadiu tashmë nuk mund t’I fsheh emoconet se do të jetë kryetar jurie i spektaklit “Dancing With The Stars Albania”.

Ai ishte i ftuar në  “Wake Up”, ku ka zbuluar emocionet e tij të para nag projekti.

Kledi u shpreh tepër i emocionuar pasi është rikthyer tashmë në Tiranë.

 “Rikthimi në Tiranë më ka emocionuar shume, sepse kthehem në shtëpinë time. Ky moment ka qenë tundimi më i vështirë për mua. Unë kam 2 fëmijë, Gabriel që sapo mbushin 2 vjeç dhe Lea që fillon klasën e parë. Unë kam dhe impenjimet e mia në shkollat e baletit këtu. Mezi po pres të filloj punë dhe të njoh pjesëtarët e tjere të jurisë. Ende nuk i njoh… Është interesante që sa herë që kthehem në vendin tim kam një emocion të ndryshëm, aty kam rrënjët e mia, ish-shokët e mi… Nuk mund ta krahasoj me eksperiencën që kam në Itali sepse kam 32 vjet këtu. Por jam i emocionuar. Është edhe shumë përgjegjësi, sepse publiku shqiptar ka shumë njohuri në kërcim, në valle. Kështu që do jetë pak e vështirë”–tha ndër të tjerash balerini.

Ai shtoi se “Dancing With The Stars” është tashmë projekti i tij më i rëndësishëm i momentit dhe kjokjo e lumturon shumë.

“Projekti më i rëndësishëm që e kam shumë përzemër është “Dancing with the stars”. Do dhe pak impenjim sepse është çështje delikate me udhëtimet, por ky është projekti më i rëndësishëm”–përfundoi Kledi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X