Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Latest Posts

Prezantuesja italiane rrëfen si ish-partneri e dhunonte

Prezantuesja e njohur italiane, Mara Venier, ka rrëfyer se është dhunuar nga partneri i saj.

Moderatorja e “Domenica In”, tha në një intervistë për Corriere della Sera: “Kisha një partner shumë të dhunshëm, ai më rrahu dhe shkoi deri aty sa u përpoq të më vriste me thikë.”

71-vjeçarja foli për herë të parë për marrëdhënien toksike, teksa rrëfeu: “Më priti me thikë poshtë shtëpisë… Është diçka që nuk e kam thënë kurrë më parë. Vetëm dije se kam paguar një çmim shumë të lartë. Ai njeri iku dhe unë, në fund, ia fala.”

Mara tregoi se ishte e dashuruar dhe nuk i shihte gjërat qartë, por prirej që të justifikonte sjelljen e tij.

“Ai njeri nuk pranonte fundin e marrëdhënies tonë, thoshte se akoma më donte, por kjo nuk është dashuri. Këto lloj burrash mendojnë se zotërojnë trupin dhe shpirtin tënd. Ata të shkatërrojnë.”

Prezantuesja u bëri thirrje të gjitha grave që gjenden në të njëjtën situatë si ajo, të mos tolerojnë as një shuplakë, por të shkojnë menjëherë të denoncojnë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X