Sunday, November 24, 2024
spot_img

Flasin mjekët: Mos e pini kurrë kafen të nxehtë, ja sëmundja e rëndë nga e cila rrezikoheni

- Advertisement -..

Shumë njerëz e nisin ditën me një filxhan kafe dhe e kanë të pamundur ta ndryshojnë këtë rutinë. Por, ekspertët këshillojnë që asnjëherë të mos e pini kur është shumë e nxehtë, por të prisni derisa ajo të ftohet pak. Sipas një studimi të ri, konsumi i kafesë mund të rrisë rrezikun e kancerit por vetëm nëse është shumë e nxehtë.

Shkencëtarët mendojnë se kjo ndodh për shkak se lëngjet e nxehta dëmtojnë indet në ezofag. Kjo do të thotë, teorikisht, që dhe adhuruesit e çajit gjithashtu mund të jenë në rrezik.

Prandaj, ekspertët këshillojnë që të prisni derisa kafeja apo çaji të ftohet para se ta pini. Kafeja është një nga pijet më të konsumuara dhe ka pasur studime të ndryshme për efektet e saj në shëndet. Megjithatë, disa sugjerojnë se zvogëlon shanset për t’u prekur nga kanceri ndërsa të tjera kanë gjetur të kundërtën.

Ekspertët e Universitetit të Kembrixhit krahasuan gjenet e 360 mijë njerëzve në Britani dhe Finlandë dhe e lidhën atë me rrezikun e zhvillimit të llojeve të kancerit. Ata zbuluan se njerëzit që konsideroheshin gjenetikisht më të prirur për të pirë kafe, kishin gati tre herë më shumë gjasa të zhvillonin kancer të ezofogut.

Nuk u gjet asnjë lidhje e tillë për asnjë lloj tjetër kanceri. “Lajmi i mirë është se konsumi i kafesë nuk rrit mundësinë për të marrë shumicën e llojeve të kancerit”, tha Dr Steve Burges.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X