
Luiza Gega ka qënë e ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në 5”. Ndër të tjera ajo u pyet nga Bieta për jetën e saj personale.
Përtej arritjeve të saj si një kampione e atletikës interes ka edhe për jetën e saj private, të cilën publikun nuk e njeh.
E pyetur nga Bieta nëse ka në jetën e saj dikë që ia ka rrëmbyer zemrën, Luiza është përgjigjur se krijimi i një lidhje për të është shumë e vështirë pasi stërvitja i merr shumë kohë.
“Kam lënë shumë për të qenë këtu, por i kam marrë parasysh. Duhet të rrija larg një jete normale, larg familjes… Duhet të jesh psikologjikisht e përgatitur. Unë bëj një sport individual.
Më mungon dhe pjesa e shoqërisë, që kur shkoj në grumbullime nuk e kam. Më pëlqen që njerëzit të më njohin si jam. Nuk është dikush që do ta tregoj.
Nuk është dikush që mund të më ndjekë për muaj të tërë në male, në fushë. Shpesh më duhet të lëviz nga Tirana, edhe nëse i kemi këtu të gjitha kushtet”, është shprehur ajo.



