Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Latest Posts

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, Rita Ora përlotet në konferencën për shtyp

Rita Ora nuk i ka mbajtur lotët teksa foli për 11-vjeçarne e cila u përdhunua mizorisht për disa orë nga 5 burra në Prishtinë. Këngëtarja ka mbajtur një konferencë për shtyp para koncertit ku u shfaq krah ryebashkiakut Erion Veliaj dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Por, fillimisht artistja u ndal te vajza, rast i cili i ka tronditur të gjithë. Rita u shpreh e përlotur se kjo na bëri të kuptojmë se sa e rëndësishme është të kemi një fokus në këto çështje dhe sa e rëndësishme është të punojmë me fëmijët që këto mos të përsëriten.

“Pak kohë më parë ajo që ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë se sa e rëndësishme është të kemi një fokus në këto çështje të rëndësishme dhe sa e rëndësishme është të punojmë me fëmijët që këto mos të përsëriten. Shpresoj që prindërit dhe e ardhmja e vendit tonë të ndryshojë dhe ndihmojë gratë. Dhe bashkë me burrat të mësojnë për të drejtat e barabarta. Ju dërgoj gjithë respektin dhe dashurinë familjes së 11 vjeçares. Përveç kësaj dua t’i ftoj të gjithë të bëhen pjesë e koncertit në shesh dhe të falenderoj Britaninë e Madhe për ndihmën dhe mbështetjen.”-u shpreh Rita e përlotur.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X