Ish-konkurrent “Për’puthen” Bruno Shemsho, është shumë aktiv në rrjetet sociale.
Ai është bërë i njohur prej emisonit të dashurisë, që pritet të nisë në mesin e muajit shtator.
Shumë kuriozitet ka pasur nëse do të jenë pjesëmarrës ish-konkurrentë që kanë qënë në tre sezonet e kaluara.
Në një bisedë virtuale me ndjekësit Bruno është pyetur nga ata nëse do të jetë pjesë e sezonit të ardhshme.
Ai është përgjigjur me një video duke e bërë me shenjë që “Jo”, duke lënë të kuptohet se eksperienca e tij në emision tashmë ka përfunduar.



