Një tjetër konkurrent i spektaklit të kërcimit ‘Dancing with the Stars’ është zbuluar.
Bëhet fjalë për Megi Pojanin, showgirl-in shumë të dashur të publikut që gjithmonë ‘rrëmben’ vëmendjen me pozat provokuese.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e spektaklit në Instagram.
Bukuroshen e kemi parë disa herë në kërcime të ndryshme në videot e saj në Instagram apo TikTok dhe duket se Megi është gati të na tregojë talentin e saj tashmë në “Dancing with the Stars”, dhe ne i urojmë shumë suksese në këtë rrugëtim të ri.
“Një showgirl si Megi! Kudo provokuese, por sa do të arrijë ta joshë jurinë e Dancing with the Stars Suksese Megi!”- shkroi pofili i spektaklit.



