Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Latest Posts

“Barack Obama ndahet nga bashkëshortja, pasi është homoseksual”/Si qëndron e vërteta?

Një artikull për divorcin e ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe bashkëshortes së tij, ish-zonjës së parë Michelle Obama, po shpërndahet në rrjetet sociale nga shumë njerëz.

I publikuar në një faqe interneti të quajtur “Empire News”, artikulli thotë se Barack Obama bëri kërkesë për divorc dhe zbuloi se ai po jetonte “një jetë të fshehtë të dyfishtë si homoseksual”.

Të shumtë kanë qenë përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët e kanë ndarë artikullin me pyetjen nëse është e vërtetë apo jo.

Mirëpo së fundmi është vërtetuar se ky lajmi është i rremë.

Seksioni “Për” i faqes së internetit, ku u publikua artikulli, deklaron: “Empire News është menduar vetëm për qëllime argëtimi. Faqja jonë e internetit dhe përmbajtja e mediave sociale përdor vetëm emra imagjinar, me përjashtim të rasteve të parodisë ose satirizimit të personazheve publike dhe të famshëm. Çdo përdorim tjetër i emrave të vërtetë është i rastësishëm dhe vetëm i rastësishëm.” Shkrimet e tyre janë fiktive.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X