Largimi i aktoreve Delina Disha dhe Eliona Pitarka nga “Klanifornia” ka shkaktuar jo pak zhurmë në media.
Të dyja aktoret janë larguar duke ndjekur projekte të reja në televizione të ndryshme.
Ky largim i aktoreve nuk mund të kalonte pa u komentuar edhe nga Turjan Hysko.
I ftuar së fundmi në “Aldo Morning Show”, ai u shpreh se:
“Jo, nuk besoj që vajzat kanë filluar punën në një televizion tjetër, unë iu uroj shumë suksese. Me Delindën kemi pasur një bashkëpunim mos gaboj, 4-vjeçar. Ka qenë një bashkëpunim shumë i frytshëm në gjykimin tim. Mendoj që është një nga aktoret më të mira që unë kam pasur, mendoj që është e talentuar. Eliona ka pasur shumë më shumë vite, që nga “Apartamenti 2xl” dhe si me thënë, ka qenë e familjes, por kur ka ikur Cristiano Ronaldo nga Reali, gjithçka ndodh. Në fillim i përjetoja largimet, sidomos të Gentit te “Agon Channel” e kam përjetuar goxha.”



