Arbenita Ismajli duket se po i ngjit një nga një shkallët e karrierës në profesionin e saj.
Modelja e njohur shqiptare, e cila është imazh i shumë kompanive të suksesshme globale , ka realizuar së fundmi një set fotografik ku duket mahnitëse si gjithmonë.
Fotot janë pëlqyer nga mijra njerëz në rrjetet sociale dhe sigurisht nga partneri i saj, reperi Fero.
“Jam me fat dhe e di”, komentoi Fero në pozat e Arbenitës duke mos e fshehur admirimin dhe dashurinë që ndjen për të.

Kujtojmë këtu se Arbenita Ismajli dhe Fero janë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Nina.



