Këngëtarja e njohur Loredana prej vitesh gëzon suksese të njëpëasnjëshme ndërkombëtare në industrinë e muzikës.
Reperja shpeshherë bëhet kryefjalë e mediave si ato shqiptare, por edhe të huaja për jetën e saj private.
Gjithë kjo vëmendje dhe famë sigurisht që artistes i është gjeneruar në vlera të shumta monetare, të cilat ajo nuk ngurron t’i ekspozoi në rrjetet e saj sociale.
Në llogarinë e saj në Instgramin nuk mungojnë fotot me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze.
Së fundmi Loredana ka postuar disa imazhe teksa ndodhet në makinë dhe mban në duart e saj një shumë të konsiderueshme me para.
“Mjaft Lor”, shkruan reperja në një nga fotot e postuara.





